SHBA, shkon në mbi 146 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

0
Gjigandi

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 146.200, prej të cilëve 1.217 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 71.925, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.102.147.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,94 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 50,7 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 436.576 raste të konfirmuara dhe 32.617 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.231.871 raste, India me 1.257.828 raste dhe Rusia me 795.038.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu