Dumoshi në Viti: Presim që projektet në sport të kryhen sa më shpejt

0
Gjigandi

Në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Vitisë, ministrja Vlora Dumoshi, pa nga afër punimet që po zhvillohen në palestrën e sportit në Viti dhe në stadiumin e qytetit.

“Palestra e sportit është një projekt që i është dashur shumë qytetit të Vitisë për të krijuar hapësirën e nevojshme për sportistët që ka kjo komunë. Është një investim i ministrisë në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro. U njoftova nga kryetari për mbarëvajtjen e projektit dhe zhvillimin e punimeve. Presim që të intensifikohet dinamika dhe projekti të përfundojë sa më shpejt”, veçoi ministrja në vizitën që iu bë palestrës.

Ndërsa, në inspektimin që i është për punëve në stadiumin e qytetit të Vitisë, ministrja tha se me vizitat që po bëjmë në komunat e Kosovës pa dallim, po përcjellim për së afërmi zhvillimin dhe cilësinë e punimeve që po kryhen në investimet që ministria po realizon.

“Për këtë vit, për stadium, ministria ka ndarë 400 mijë euro. Kemi kërkuar që tribunat të ndryshohen dhe punëkryesi do ta ketë parasysh këtë kërkesë. Zhveshtoret veçse janë përfunduar së ndërtuari. Stadiumi tani është në fazën e drenazhimit. Vitia ka ekipin e saj të futbollit i cili po zhvillon garat në Ligën e Parë të Kosovës dhe i dëshirojmë suksese ekipit dhe urojmë që ky stadium të kryhet sa më shpejt”, sqaroi ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministren dhe MKRS-në për tërë mbështetjen që po japin për komunën që ai udhëheq. Ai konfirmoi se projektet janë më së të nevojshme në plotësimin e kërkesave që qytetarët e kësaj komune kanë. Haliti tha se MKRS-ja dhe Komuna e Vitisë kanë një bashkëpunim shumë të frytshëm i cili përkthehet në dobi dhe në interes të qytetarëve të Komunës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu