Dënimi

0
16
blank
Gjigandi

Dënimi i dhënë për Manchester City-n me dy vite largim nga Europa ishte i papritur për gjigandët anglezë. Tashmë skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është duke u përballur me rrezikun e një shpërbërje të plotë.

Kevin De Bryune ishte i pari që doli duke theksuar faktin se nëse Manchester City nuk e fitonte çështjen në KAS, atëherë dy vite pa “Champions League” për të do të ishin shumë. Nga ana tjetër Kun Aguero po planifikon që të rikthehet në Argjentinë, për të vazhduar atje karrierën me oferta konkrete që kanë mbërritur në tryezë.

Sterling dhe Leroy Sane janë gjithashtu shumë pranë largimit, ku në skenë kanë dalë emra si Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut që duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë situatë.

Të gjitha investimet e bëra nga ana e sheikëve mund të hidhen në kosh, nëse do të mbahet i njëjti dënim për Manchester City..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu