Edicioni i sivjetmë i ‘MTV Europe Music Awards’ është shumë i rëndësishëm për këngëtaren tjetër shqiptare, Ava Max.
Bukuroshja me origjinë nga Saranda ishte përzgjedhur që të performojë në skenën e Sevillas, ndërsa emri i saj ishte edhe në listën e të nominuarve për çmime.
25-vjeçarja ishte nominuar në dy kategori, atë për artisten e re dhe depërtimin më të mirë, porse para së gjithash është parakalimi në tepihun e kuq.
E veshur me një fustan të shkurtër, biondja është dukur shumë bukur gjatë pozimit para fotografëve.
E pranishme në këtë eveniment të madh muzikor ka qenë edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa, e cila ka mahnitur me performancën e saj.
