Duan dasma, pronarët e restoranteve dhe këngëtarët protestojnë para Qeverisë

0
Gjigandi

Pronarët e restoranteve dhe këngëtarët do të protestojnë sot para Qeverisë për moslejimin e organizimit të dasmave.

Ata po ankohen se anulimi i dasmave dhe ahengjeve i ka goditur shumë rëndë financiarisht, ndërkohë që kanë propozuar edhe një manual se si mund të organizohen dasmat në kohë pandemie.

Në ndërkohë, akoma nuk ka një vendim të ri nga qeveria e re që drejtohet nga Avdullah Hoti nëse dasmat do të lejohen këtë verë ose jo.

Në ndërkohë, ish-Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte thënë se këtë vit nuk do të ketë dasma me shumë të ftuar, ashtu sikur as ahengje të tjera dhe as ceremoni mortore.

“Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh, ahengje, martesa me tubime – nuk do të kemi as ceremoni mortore. Kjo nuk do të thotë se nuk do të festojmë ditëlindje apo martesa, por pa të ftuar”, kishte deklaruar ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu