Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipas, feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e ka uruar nëpërmjet rrjeteve të saj sociale.
Me fjalë romantike, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, disa foto së bashku, me momente nga lidhja e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime dhe njeriut më të mrekullueshëm që ekziston.
Çdo gjë është më e bukur me ty”, shkruan Dua në Instagramin e saj.