Duket se Rihanna është ‘frymëzuar’ nga pamja e Dua Lipës.
Dua Lipa ditë më parë kishte bërë ndryshim në pamjen e saj të jashtme, flokët balluke kishin tërhequr vëmendjen e publikut dhe duket se nga kjo janë frymëzuar edhe artistë të mëdhenj.
Pas ndryshimit të prishtinases tani edhe Rihanna ka bërë të njëjtin ndryshim, duket se këtë vjeshtë flokët balluke janë në trend.
Këngëtarja u fotografua me balluke dhe flokë të zezë të hijshme në mbrëmjen e kaluar në Fenti’s After Party në Paris. Për rastin ajo u vesh e gjitha në të zeza.