Drejtori sportiv i Leipzig paralajmëron krizën: Do të ketë humbje deri në 20 milionë euro

0
Gjigandi

RB Leipzig pritet të përballet me humbje të mëdha.

Derisa Leipzig planifikon të rikthehet në stërvitje gjatë javës tjetër, drejtori sportiv i kësaj skuadre shpreson për sinjale pozitive nga politika.

Oliver Mintzalf, drejtori i Leipzig, ka paralajmëruar për humbjet që pritet t’i ketë skuadra e Leipzig, të cilat mund të shkojnë deri në 20 milionë euro.

“Kemi nevojë për këto nëntë ndeshje, pasi futbolli është gjithashtu edhe biznes”, ka thënë Mintzalf për ‘Kicker’.

“Humbjet pritet të jenë dyshifrore (milionëshe). Ato mund të prekin shifrën e 20 milionëve”, ka thënë ndër të tjerash ai.

RonaTyra

Këto fjalë kanë ardhur si thirrje për autoritetet gjermane, në mënyrë që të jepet drita e gjelbër për rikthimin, në mënyrë që të shmangen humbjet.

Nëse Leipzig do të ketë humbje deri në 20 milionë euro, emra si Timo Werner e Dayot Upamecano do të shënjestrohen nga gjigantët e Evropës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu