Me kujdesin e jashtëzakonshëm për veten Dorina Mema ka arritur ( me të drejtë) të vendoset në qendër të vëmendjes.
Forma fizike e saj është për tu admiruar, por jo vetëm ajo. Dorina bën dhe një jetë luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në programin “Glamour Zone”, ka rrëfyer shumë gjëra mbi veten.
Një nga pyetjet më ngacmuese megjithatë, ishte ajo e aksesorit më të shtrenjtë që ka.
“Kam një byzylyk me diamante, me dy koka tigri të veshur me diamante, 40 mijë euro kushton dhe është blerja më e shtrenjtë”, shprehet ajo. Modelja e fitnesit, e divorcuar prej kohësh dhe nënë e një vajze, pohoi në të njëjtin emision se është prej tre vjetësh në një lidhje me një person jo publik.