Kri Gorasi e cila u bë e njohur tek “Aventurierët” ka qenë e ftuar këtë të enjte në “Mes Yjesh”.
Gazetari e ka pyetur Krinë se çfarë mesazhesh merr ajo në llogarinë e saj në Instagram dhe për kërcënimet online, për të cilat Kri Gorasi u shpreh:
“Më kanë thënë që do më vrasin, do më rrahin sepse sipas tyre kam fëlliqur rininë shqiptare, sepse sipas atyre vajzat që kërcejnë twerk janë prostituta.”
Më tej, gazetari Sharka e pyet me humor Krinë se duke marrë parasysh mentalitetin shqiptar, dhe bëmat e saj tek “Aventurierët”, nëse një ditë do martohet.
Kri me qetësinë që e karakterizon, tha se momentalisht nuk e ka mendjen tek martesa por që një ditë do martohet, brenda ose jashtë Shqipërisë, por do të martohet ama!