Deputetja Rudina Hajdari ka folur sërish për kandidimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe është pyetur nëse do të krijojë një parti të re.
Hajdari nuk dha një përgjigje të saktë për këtë, por theksoi se do të jetë edhe në listë edhe në zgjedhje.
“Do të jem në listë dhe në zgjedhje, luftarake sikurse jam gjithmonë. Uroj që të kem mjaftueshëm vota që të rizgjidhem në Kuvend. Mesa shikoj unë sot nevoja është që të kemi forca të reja politike. Si do të marri kjo udhë, sepse kjo nuk është iniciativë e lehtë. Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe t’u ofrojmë sa më shumë mundësi qytetarëve”, u shpreh ajo në Rtv Ora.
E plotë:
Rudina Hajdari: Kishte momente në këshillin politik, sidomos në këshillin politik, një hezitim për hapjen e listave. Ndryshimi i sistemit nuk ndodhi dhe pamë një marrëveshje që palët nuk ishin dakord me ndryshimin e sistemit. Kjo nxiti opozitën parlamentare dhe shoqërinë civile që t’i bashkoheshin nismën për ndryshimin e sistemit.
Ajo çka duhet është ajo që i ka munguar sistemit të zgjedhjeve, që të votojmë jo vetëm sigla partie, por ata deputetë që përfaqësojnë qytetarët. Nëse nuk përfshihet sistemi në ndryshime, se duhet edhe ndryshim kushtetute. Është edhe një rekomandim i OSBE/ODHIR që ne të kemi lista të hapura. Kjo është është mbështetur edhe nga opozita në vitin 2017. Ka qenë e qëllimshme që sistemi zgjedhor të futet brenda kushtetutës, për ta bërë gati të pandryshueshme.
Lidhur me këshillin politik, Hajdari tha se ky këshill nuk kishte kërkesa konkrete për publikun që ta motivonin për të votuar.
Rudina Hajdari: Fakti që ne bëmë këshillin politik dhe komisioni, kjo tregon jë vullnet të pastër të palëve, por se sa do të shkohet dhe sa do të motivojmë njerëz, kjo do parë. ndryshimi i sistemit ngjit në popull dhe kjo është një fitore e shqiptarëve dhe diçka që garantohet edhe me kushtetutë, kur sot kjo gjë nuk garantohet. Një sistem i ri garanton një përfaqësim më demokrat dhe përmirëson gjendjen në kuvendin e Shqipërisë. Nuk garanton domosdoshmërisht futjen e forcave të reja. Padyshim që mund të ketë forca të reja.
Nëse bëjmë një reformë zgjedhore që qytetarëve t’u realizohet dëshira që nuk është realizuar 10 viteve të fundit, që të votojnë një kandidat që ata zgjedhin. Mendoj se korriku do të jetë muaji i hapjes së listave dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor. Këshilli politik nuk kishte kërkesa që ishte konkrete për publikun që të motivohet të depozitojë votën. Shpresojmë procesi të kurorëzohet me një fitore të opozitë parlamentare dhe t’u japë shqiptarëve një palë zgjedhje ndryshe. Kjo do të bëjë që njerëzit të shkojnë të motivuar drejt kutive të votimit.
Hajdari shtoi se draftimi i nismën për ndryshime kushtetuese ka ardhur nga 28 deputetë, për çka është dashur një negocim. Ndërsa referuar pragut, ajo tha se 5% është një shifër shumë e lartë dhe e vështirë për t’u kapërcyer.
Rudina Hajdari: Draftimi i nismës për ndryshime kushtetuese ka pasur disa kërkesa brenda dhe ka ardhur edhe nga grupe të tjera parlamentare, pasi grupi demokrat nuk ka 28 deputetë. Prandaj i është dashur të negociojë për të arritur një draft, që të kenë këto 28 firma. Në këtë draftim ne e kemi shprehur se pragu 5% është shumë i lartë. Për të kapur një prag të tillë është shumë e vështirë. Duhet ët jemi shumë të kujdesshëm, pasi jemi në një fazë negocimi. Besoj se kjo çështje ka marrë goxha mbështetje dhe është një moment historik. nuk besoj se mazhoranca do të jetë penguese, biles do të mundohet që ta kamuflojë që ta bëjë si kauzë të vetë, por që nuk është. Në fund të ditës kjo do të jetë një fitore e shqiptarëve.
Hajdari përfundoi duke thënë se nuk do të votojë në parlament kodin e ri, nëse nuk ka ndryshim sistemi. Ajo foli edhe për krijimin e një force të re politike, duke thënë se është e nevojshme që t’u ofrohet qytetarëve sa më mundësi në zgjedhje
Rudina Hajdari: Nëse ndryshimi i sistemit nuk vjen në parlament, unë nuk kam për ta votuar atë në parlament. Unë do t’i qëndrojë kësaj pike deri në fund dhe nuk lëshoj pe. Kërkesa e heqja e koalicioneve parazgjedhore është diçka që nuk e kam parë. dhe thuhet në media që kjo ndihmon PS-së, por nuk mendoj se PS është një parti kaq e madhe si forcë e parë. këtë argument refuzoj që ta pranoj se më duhet në fallcitet.
Do të jem në listë dhe në zgjedhje, luftarake sikurse jam gjithmonë. Uroj që të kem mjaftueshëm vota që të rizgjidhem në Kuvend. Mesa shikoj unë sot nevoja është që të kemi forca të reja politike. Si do të marri kjo udhë, sepse kjo nuk është iniciativë e lehtë. Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe t’u ofrojmë sa më shumë mundësi qytetarëve.