Vik Kraja i njohur ndryshe me emrin e artit DJ Vicky, është mjaft i dashur për publikun. Ai është pjesë e produksionit të njohur ‘Threedots’ po për momentin ka vendosur të bëjë një shkëputje dhe i është përkushtuar familjes.
Vicky është prej vitesh në një lidhje me blogeren Armande Dako, me të cilën ka dhe një djalë. Ai ka zgjedhur momentin më të pazakontë për t’i propozuar për martsë: ndërmjet një fotoje.
Dj ka publikuar një foto me të në profilin e tij të Instagramit dhe ka shkruar: “Me kte duhanpirësen Amande Dako, ore se ste kam pyetur…kur do martohemi?”.
Amande i ka kthyer një përgjigje vërtetë komike. ‘Seen’, ka komentuar ajo duke e injoruar partnerin me shaka.