Çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, duket se janë të pandarë dhe shihen gjithë kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Këtë gjë e vërtetojnë vazhdimisht të dy, me anë të publikimeve të shumta në rrjete sociale. I tillë ka qenë dhe rasti i fundit, të cilin ka qenë Besi ai që e ka publikuar në ‘Instagramin’ e tij.
Mesa duket dikush ka filmuar çiftin gjatë shëtitjes së tyre, në të cilën dallohet Xhensila kur shmanget nga rruga në momentin që kalon pranë një qeni.
“Vdiqa, boft hajër kush e ka filmu, edhe pse fshehurazi, kjo tregon se Xhensilën e lë zemra sa dëgjon të lehurën e një qeni”, shkruan Besi në postimin e tij.
Këto publikime janë të shpeshta nga të dy, pasi preferojnë të ndajnë me njerëzit jo vetëm momentet romantike mes tyre, por edhe ato gazmore.