Sean “Diddy” Combs ka kujtuar ish gruan e tij Kim Porter, në njëvjetorin e vdekjes së saj.
Artisti 50 vjeçar, hyri në Instagram për të ndarë një video të saj duke luajtur në piano në një shtëpi.
“Më mungon shumë, shumë. Aq shumë. Sa herë që jam i mërzitur e shikoj këtë video dhe kjo më sjell një buzëqeshje në fytyrën time”, ka shkruar Diddy.
Ai vazhdoi duke thënë: “Unë falënderoj Zotin për kohën që na e mundësoi ta kalonim bashkë. Do doja të ishte këtu me ne dhe gjithçka të ishte një ëndërr. Të dua përgjithmonë”.
Kim për fat të keq ndërroi jetë për shkak të pneumonisë vitin e kaluar.