Një person i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Durrës. Mësohet se gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar, ku 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det në tentativë për të lundruar drejt një trageti.
Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit. Policia po punon për identifikimin e personit.