“Deputetët shkatërrues të interesit publik”, Meta pro listave të hapura: Koha që shqiptarët të zgjedhin vetë

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur pro hapjes së listave duke thënë se janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend”.

Sipas Metës, me këtë formulë populli do të zgjedhë deputetët shumë më mirë se kryetarët, dhe bashkë me ta në të ardhmen duhet të zgjedhë drejtpërdrejt edhe Presidentin e Republikës.

Në një postim në Facebook kreu i Shtetit thotë se është koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

Meta mesazh të qartë Ramës: Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës, e dimë si përfundoi

Statusi i Metës

RonaTyra

Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu