OSHEE bën me dije se për shkak të një dëmtimi të rrjetit elektrik nga një subjekt privat, zonat pranë Rrugës së Elbasanit, tek Arena Kombëtare dhe deri tek Garda e Republikës janë momentalisht pa energji elektrike, duke thekuar se po punohet për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike.
“Zonat prane “Rruga e Elbasanit”, stadiumit “Arena Kombetare”, e deri te Garda Republikes jane aktualisht pa energji elektrike per shkak te demtimit te rrjetit elektrik nga nje subjekt privat.
Brigadat e OSSH jane duke punuar per rikthimin sa me te shpejte te furnizimit”, thuhet në njoftimi i OSHEE.