Demi Lovato e dashuruar me “çunin e keq”! Miqtë e saj: “Ai do ta kthejë tek lëndët narkotike!”

0
Gjigandi

Miqtë e Demi Lovato, në një intervistë për “TheDigitalWeekly”, ka folur për frikën e tyre, ndaj të dashurit të ri, të mikes së tyre. Alison Wilson është i dashuri i këngëtares me famë botërore, Demi Lovato, por mesa duket ai nuk pëlqehet aspak nga shoqëria e saj. Nga një  burim i sigurt, anonim, pjesë e shoqërisë së këngëtares, shprehet se ai është influencë e keqe për mikeshën e tyre.

“Ai po krijon vëshirësi në grupin tonë shoqëror. Ai nuk është personi më perfekt, që ajo të ndjehet e detyruar të qëndroj me të. Ajo çfarë më frikson është se Demi do të bjerë në format e saj të vjetra, prej të cilave bëri një luftë të madhe për të dalë. Ajo është e ‘çmendur’ pas tij, por Demi gjithmonë është tërhequr nga djemtë mashtrues. Pavarësisht se ne dalim së bashku dhe na respekton, sërish ai është një influencë e keqe, pasi ai vetëm e përdor atë.”- shprehet njëri prej miqve te këngëtares.

Këngëtarja për një periudhë të gjatë kohore, para se të rishfaqej në formën e saj më të mrekullueshme, ka vuajtur nga përdorimi i shumllojshëm dhe kronik i lëndëve narkotike. Miqtë e saj dyshojnë se ai do e kthej Demi Lovato-n, në këto vese dhe ata s’do mund ta shohin më të lumtur.

Të dy, Lovato dhe Wilson kanë qenë përdorues të lëndëve narkotike, për këtë ata mendojnë se kjo i ka mbajtur bashkë, për rreth një viti. Prandaj këngëtarja, ju përgjigj dhe miqëve të saj në intagram me një postim.

“Ju më keni mbështetur edhe për gjënë më të vogël që unë bëj…më e rëndësishmja është që ju nuk më braktisët, ashtu siç vepruan të tjerët, kur unë po kaloja atë periudhë të vështirë. Ju ishit atje për të më dëgjuar dhe për të më falur dashuri, gjë që unë nuk do e harrojë kurrë.”

RonaTyra

Frika e miqëve të saj është e kuptueshme, pasi sa herë që ajo mërzitej, kthehej tek ish i dashuri i saj, Wilmer Valderrama, i cili e futi në rrugën e lëndëve narkotike. Kjo gjë pati ndodhur një vit më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu