Edhe komuna e Pejës ndjek shembullin e Prishtinës.
Ditë më parë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë qytetarët i argëtoi nga shtëpia Sabri Fejzullahu.
Në të njëjtën mënyrë veproi edhe Gjakova, ku mbajti koncert Xeni, por ai u ndërpre për shkak se nuk u respektua distanca.
Nesër (1 maj) në qytetin e Pejës, saktësisht tek Parku i Paqes do të këndojë Ramadan Krasniqi-Dani, nga ora 20:45.
Këngëtari do t’i argëtojë qytetarët pejan, të cilët në këtë kohë pandemie po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.