Dalin pamjet e vrasjes së avokatit shqiptar, autori del me vrap nga lokali dhe…

0
Gjigandi

Dalin pamjet e momentit të vrasjes së avokati Ravik Gurra, krim i rëndë i ndodhur mbrëmjen e 22 marsit.

Në video, duket autori i cili del nga një makinë, dhe për disa sekonda futet në lokal dhe më pas rikthehet për t’u larguar po me makinë, çka do të thotë se vrasja e avokatit të Çapajve ka qenë e planifikuar.

Ravik Gurra u vra me dy plumba në kokë teksa ishte i shoqëruar nga dy persona në një lokal në qendër të Elbasanit.

Fillimisht, u dyshua se vrasja e tij ndodhi prej grupit rival të Çapjave, megjithatë sot pak më shumë se një vit nga krimi i rëndë, ngjarja ka mbetur ende pa autor.

Shenja e fundit ngeli tek makina e djegur afër daljes së Elbasanit ku u dyshua se e kishin përdorur për t’u larguar por autori i cili del në këtë video ende nuk është kapur. Gurra ka qenë dhe avokat i Emiljano Shullazit.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu