Gazetari i Top Channel Andi Bora, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me të mbijetuarën e familjes Josifi, Blertën.
Duke iu referuar burimeve të besueshme, gazetari Bora zbuloi këtë mbrëmje në “Open” se Blerta, disa vite më parë është trajtuar në spital, pasi vuante nga depresioni, duke cituar dhe ilaçet që ajo ka marrë.
“Ka një konfirmim.
Blerta kohët e fundit ka vuajtur nga një gjendje depresioni e rëndë, për të cilën është trajtuar.
Kjo ka ndodhur përpara tre ose katër viteve”, tha Bora.