‘Koronavirusi në politikë’, pas Bolsonaros një tjetër presidente infektohet me Covid-19

0
Gjigandi

Presidentja e përkohshme e Bolivisë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Në një video të postuar në Twitter ajo bën me dije se është mirë dhe ndihet e fortë, por për shkak të rregullave do të karantinohet për dy javë.

Qeveria në Bolivi ka konfirmuar se të paktën 7 ministra, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Anez është liderja e dytë në Amerikën e Jugut që rezulton pozitive, pasi para pak ditësh doli pozitiv presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro.
Kujtojmë që Bolivia ka më shumë se 42,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 1.500 të vdekur nga Covid-19, duke e bërë atë një nga vendet më të prekura në botë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu