Polici në Kenia vret një burrë/ Reagojnë protestuesit, i vendosin zjarrin stacionit të policisë

0
Gjigandi

Protestuesit në Kenia i kanë vënë zjarrin stacionit të policisë, pasi një efektiv vrau një burrë që kishte shitur dezinfektues të rremë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Më tej në raportim shkruhet se polici, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit. Ai ka qëlluar me armë disa herë mbi burrin, me të cilin fillimisht ishte konfliktuar verbalisht.
Menjëherë pas të shtënave, grupi i protestuesve u drejtua për në stacionin e policisë dhe i vendosën zjarrin, si pasojë raportohet shumë makina të parkuara aty pranë janë dëmtuar, si edhe 14 policë janë plagosur lehtë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu