Cricket ka paralajmëruar publikun për një ‘EP’.
Producenti i njohur Cricket gjatë ditës së sotme ka lëshuar një seri vidosh nga studioja e tij muzikore ku shihej duke punuar në disa këngë.
Emri i cili qëndron pas shumë hiteve të këngëtarëve shqiptar, ka paralajmëruar publikun se mund ta shohim shumë shpejt me një ‘EP’.
Në postimin e bërë në Instagram ai kishte etiketuar Rinor Hykollin dhe Numen Music dhe kishte shkruar ‘Mendoj se duhet ta lansojmë një ‘EP’”.
Kujtojmë se Cricket dhe Numen kishin bashkëpunuar për disa projekte përfshirë këtu edhe ‘remixin’ ‘Kthema kohën’ që tani numëron mbi 20 milionë klikime në Youtube.