Çiljeta i bie pishman, heq tatuazhin me kryq nga trupi

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga njihet si pjesë e estradës shqiptare prej një kohe të gjatë.

Ishte viti 2003 kur ajo merr pjesë në festivalin PoliFest me këngën “Botë e Çmendur”.

Përpos si këngëtare ajo njihet edhe si një femër mjaft e bukur, duke marrë pjesë në disa konkurse të bukurisë. Në vitin 2001 ajo morri pjesë në konkursin “Miss Shqipëria” duke e fituar çmimin “Miss Kinemaja”.

Ajo gjatë karrierës u përfol shumë edhe për paraqitjet e saj, e që nuk hezitonte të ekspozonte format e saj trupore.

RonaTyra

Por kohëve të fundit ajo shihet shpesh duke u shfaqur e mbuluar me shami, derisa shfaqet mjaft e kujdesshme në praktikimin e fesë islame.

Madje së fundmi ajo bëri me të ditur se ka vendosur të heq një tatuazh nga këmba e saj ku kishte simbolin e kryqit.

“Më në fund erdhi dita ta heq kryqin nga këmba” : ka shkruar ajo duke publikuar një video teksa shihet duke e kryer këtë me laser për ta eliminuar tatuazhin përgjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu