Cilin ushqim mund ta hani pasi t’ia keni hequr mykun, por cili ushqim do t’ju helmojë

0
Gjigandi

E dimë që ushqimi i mykur nuk bën të hahet, por e dimë edhe përse nuk bën?

Shumicës së njerëzve u ka ndodhur që të kafshojnë ushqimin e tyre të preferuar, dhe vetëm pastaj të vërejnë që në bukë apo në ndonjë artikull tjetër ka pasur myk.

E dimë që ushqimi i mykur nuk bën të hahet, por e dimë edhe përse? Në të vërtetë, trupi mund të reagojë ndaj mykut në disa mënyra:

1. Disa lloje myku mund të dëmtojnë mëlçinë

Në myk mund të gjenden kimikate toksike, të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, të vjella, krupë dhe diarre. Forca e reaksionit varet nga mosha juaj dhe gjendja e sistemit tuaj imunitar.

RonaTyra

Një ndër substancat më toksike dhe më të njohura është aflatoksina, e cila mund të shkaktojë madje edhe kancerin. Megjithatë, aflatoksinë nuk prodhojnë të gjithë artikujt. Disa ndër më të njohurit në të cilët ka janë kikiriku dhe misri i vjetër.

2. Bakteret në myk mund të nxisin simptoma të helmimit me ushqim

Myku vetvetiu nuk është aq i rrezikshëm dhe shanset që të sëmureni janë dukshëm të vogla. Ato që mund të nxisin simptoma janë bakteret të cilat shumohen bashkë me mykun.

Në atë rast mund të shkaktohen të vjella, krupë, diarre… pesha e simptomave varet nga lloji i bakterit dhe sasia e ushqimit të kontaminuar, të cilat i keni futur në organizëm.

3. Ndaj mykut mund të jeni alergjik

Shumica e njerëzve mund të ndiejnë reaksionin alergjik ndaj mykut në ushqim. Nëse bëni pjesë në grupin e ndjeshëm, më mirë është që jeni shumë të kujdesshëm. Nëse rastësisht përpini myk, menjëherë shkoni te mjeku.

Simptomat e alergjisë ndaj mykut:

▪ sy me ujë dhe kruarje të syve,
▪ sukrep, apo skuqje,
▪ frymëmarrje të rënduar,
▪ rrjedhje apo hundë të mbyllur.

4. Ndonjë ushqim në të cilin ka pasur myk trupi mundet lehtë ta zbërthejë

Myku i cili gjendet në disa lloje djathi është tërësisht i sigurt për ngrënie.

Djathërat si p.sh. gorgonzolat apo djathi i kaltër punohen në atë mënyrë që në ta fusin spore specifike të mykut. Megjithatë, nuk bën t’i konsumojnë njerëzit të cilët janë alergjikë ndaj mykut.

Cili ushqim është i sigurt kur nga ai hiqet myku

Disa artikuj mbeten të kontaminuar madje edhe kur nga ata hiqni mykun të cilin e shihni, mirëpo të tjerat janë plotësisht të sigurt për ngrënie. Ata janë:

▪ Sallamet e forta dhe proshutat e thara
▪ Djathi i fortë i cili nuk punohet me myk (patjetër duhet t’i hiqni së paku 2,5 cm rreth pjesëve të mykura).
▪ Perimet e forta dhe pemët (gjithashtu duhet patjetër t’i hiqni së paku 2,5 cm rreth pjesëve të mykura).

Këtë ushqim nuk bën ta hani pasi që të jetë shfaqur myku, sepse tashmë e ka helmuar gjithë artikullin:

▪ virshllet dhe proshutat,
▪ mbetjet e mishit të zier të shpezëve,
▪ pastat dhe drithërat, djathërat e butë,
▪ ajka, jogurti,
▪ xhemi, ëmbëlsirat
▪ perimet e buta dhe pemët, frutat arrore, thjerrëzat, gjalpi i kikirikut,
▪ buka dhe simitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu