Bukë me rozmarinë: Silleni aromën e detit në shtëpinë tuaj!

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Bukë më të butë kaherë nuk kemi ngrënë, por as që kemi gatuar

Përbërësit e nevojshëm:

– 500 gramë miell + 100 gramë për përzierje;
– 10 gramë tharmë;
– një lugë supe kripë;
– një lugë e vogël sheqer;
– ujë të vakët;
– 2 lugë rozmarinë të freskët të grirë imët;
– 100 ml vaj ulliri;
– 1 lugë trumzë;
– pak kripë të trashë deti;
– 1 vezë.

Përgatitja:

RonaTyra

Në ujë (rreth 200 ml) tundni tharmin dhe sheqerin, pastaj shtoni miellin, kripën dhe erëzat dhe ngjishni në brumë të lëmuar.

Shtoni nga pak ujë, në mënyrë që të bëni brumë të lëmuar.

Shtoni vajin. Ngjisheni edhe pak. Lëreni brumi të bymehet rreth gjysmë ore.

Kur të jetë i pushuar brumi, ngjisheni edhe njëherë edhe në pak miell në mënyrë që ta bëni bukën të rrumbullakët.

Qiteni brumin në tepsi dhe aktivizoni furrën që të nxehet në 200 gracë Celsius.

Kur të nxehet furra, bukën lyejeni me vezë, sipër qitni pak erëza dhe kripën e trashë të detit. Piqeni rreth gjysmë ore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu