Cila është skuadra që ka fituar më së shumti penallti këtë edicion në Serie A?

0
Gjigandi

152 penallti janë akorduar këtë sezon në Serie A, duke prishur rekordin e mëparshëm prej 140 goditjeve nga vendi, të sezonit 1949-50.

Një vit tjetër dhe një tjetër rekord i thyer në futbollin italian, me VAR që ka ndikim të drejtpërdrejt në vendimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve, duke mos bërë që asnjë ndërhyrje brenda zonës të mos kalojë pa ndëshkuar.

Është Lazio që ka fituar më shumë penallti këtë sezon, 15, dhe 12 prej tyre i ka shndërruar në gola.

Juventus qëndron mirë, me 10 penallti të fituara, dhe të gjitha të shndërruar në gola.

Penalltitë e fituara/shënuara në 2019-20:

RonaTyra

Lazio: 15/12

Genoa: 14/10

Lecce: 12/10

Juventus: 10/10

Inter: 10/9

Sampdoria: 10/9

Fiorentina: 9/8

Roma: 9/7

Atalanta: 9/7

Torino: 8/7

Verona: 7/6

SPAL: 7/5

Milan: 6/6

Bologna: 6/5

Cagliari: 6/4

Sassuolo: 5/4

Brescia: 3/3

Napoli: 3/3

Parma: 3/1

Udinese: 0/0

Në anën tjetër, Lecce mbetet skuadra me më së shumti penallti të akorduara kundër tyre, plotë 12.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu