Chris Martin dhe Dakota Johnson nxisin thashethemet që ata janë gati të martohen

0
Gjigandi

Këmbanat e dasmave mund të jenë në horizont për Chris Martin dhe Dakota Johnson ngase ka zëra që është blerë një unazë.

Chris dhe Dakota janë në një lidhje që prej vitit 2018, dhe pasi kaluan mjaftë kohë së bashku gjatë muajve të fundit për shkak të bllokimit të koronavirusit, dyshja mesa duket është duke u përpjekur për ta çuar romancën e tyre në një nivel tjetër. 

Sipas disa zërave Chris ka blerë një unazë të cilën e ka ngritur ndaj Dakota-s, si një deklaratë për forcën e ndjenjave të tij ndaj saj, kjo bënë të kuptohet se gjesti mund të jetë lloj propozimi për martesë. Çifti Chris dhe Dakota kanë kaluar një verë të shkëlqyeshme dhe me të vërtetë siç duket i kanë çimentuar marrëdhëniet e tyre.

Chris i ka blerë asaj një unazë si një shenjë të qëllimit të mirë të tij, dhe askush nuk do t’u habiste nëse ky qëllim do të shpije deri tek një fejesë.

Chris dhe Dakota filluan të takiheshin pasi u prezantuan nga një mik i ndërsjellë.  Ata u ndanë për një kohë të shkurtër në vitin 2019, megjithatë, ish gruaja e Chris, Gwyneth Paltrow ka inkurajuar palët që ta rikuperojnë lidhjen e tyre.

RonaTyra

Chris dhe Gwyneth kanë qenë të martuar që nga viti 2003 e deri më 2016 kur edhe i dhanë fund romancës së tyre 14 vjeçare.

Nga kjo martesë Chris dhe Gwyneth kanë vajzën Apple, 16 vjeç, si dhe djalin Moisiun, 14 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu