Çfarë panë brenda banesës? Tragjedia në Kombinat, shefi i zjarrfikëses: Mund ta kishim gjetur edhe Blertën të pajetë

0
Gjigandi

Shefi i zja rrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta dhe vajza e saj Anisa, ndërsa Blerta vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë.

Zoti Shehu tregoi në studion e Shqipëria Live se ndoshta nëse do ishte ndërhyrë më herët mundet që Zhaneta të ishte shpëtuar.

“Shërbimet ishin të gjitha atje, bëmë evakuimin e trupave. Nuk vajtëm atje të paralajmëruar, kjo është ajo që dua të them. Blerta qau kur hymë, problemi është që ne kur hymë diku nuk shikojmë as majtas as djathtas , shohim vetëm për shenja jete fillimisht.

Zja rrfikësit u futën dhe panë diçka të mbështjellë, pastaj e morën dhe pritën ekspertizën. Ne kemi detyrë të ndihmojmë ata që janë në jetë, që janë gjallë. Ça sjell minuti nuk e sjell sekondi, mund ta kishim gjetur dhe Blertën të pajetë. Se ndoshta po të kishim ndërhyrë më parë do kishim shpëtuar dhe një jetë tjetër“, tha ai.

RonaTyra

“Motra vd iq më 27 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti. Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pus htuan de monët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. ” ishte kjo deklarata që Blerta Josifi tha një ditë më parë për ngjarjen.

Por si u arrit të zbulohej ngjarja hor ror në Kombinat?

Më datë 2 korrik në komisariatin nr.6 më Kombinat ka shkuar, Selman Fejzo i cili është shprehur se prej disa ditësh nuk kishte mundur që të komunikonte me motrën e tij Zhaneta Josifi dhe vajzat e saj, madje sipas tij vajza e vogël, Anisa Josifi kishte më shumë se dy vite që nuk e kishte takuar dhe nuk kishte pasur mundësi kontakti. Pas këtij de noncimi, është ngritur një grup hetimor të cilët kanë shkuar në banesën e Zhaneta Jasifit në Kombinat por askush nuk u është përgjigjur.

Në ndihmë të policisë është njoftuar zja rrfikësja për të bërë të mundur ndërhyrjen në banesë. Kur është hapur dera e banesës, grupi hetimor kanë konstatuar dy vik tima përkatësisht, Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi. Ndërsa Blerta Josifi është gjetur në gjendje të rëndë për shkak të mos ushqyerjes.

Burime për Top Channel nga grupi hetimor bëjnë me dije se vik tima, Zhaneta Josifi është gjetur e ulur në gjunjë afër divanit të sallonit ndërsa në dhomën e gjumit mbi një krevat ka qenë vik tima Anisa josifi e dekompozuar dhe e mbuluar me copa të ndryshme dhe me jorgan.

Ndërkohë në banesë është vënë re prezenca e librave të ndryshëm fetar si dhe shënime të ndryshme të shkëputura nga Bibla në disa fletore.

Ndërkohë në deklaratën e vëllai të Zhaneta Josifit, Selman Fejzo, thuhet se motra e tij prej disa kohësh kishte filluar të praktikonin një besim fetar së bashku me vajzat. Ai deklaron se nuk komunikonte prej dy vitesh me Anisën dhe se motra e tij i thoshte se nuk gjendej në shtëpi.

Ndërkohë nga dëshmia e Blerta Josifit e vetmja e mbijetuar thuhet se e para ka vd ekur motra e saj Anisa, prej më shumë se 15 muajve. Ajo tregon se pak kohë më parë kishte filluar të mbante agjërim së bashku me të ëmën. Më tej Blerta Josifi është shprehur se në banesë ka shkuar edhe halla dhe tezja e saj dhe kur kishin pyetur për Anisën u thonin se ajo ishte shtrirë. Më tej në dës hminë e saj Blerta Josifi ka shpjeguar se motra e saj Anisa ka ndërruar jetë më 27 mars ndërsa e ëma Zhanet më 2 korrik.

Blerta ka treguar se përpara se të ndërronte jetë, motra e saj kishte ndenjur 52 ditë pa ngrënë e pa pirë dhe për vd ekjen nuk i thanë asnjë personi tjetër. Së bashku me të ëmën me sakrificën e tyre ata besonin se do të kthenin në jetë Anisën. Në muajin mars tregon Blerta, ajo së bashku me të ëmën kishin filluar të mbanin agjërim si sakrificë për të kthyer Anisën në jetë. Sipas saj kanë konsumuar vetëm ujë rreth 30 ditë./TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu