Çfarë këshille i jep e ëma Erik Lloshit për nusen?

0
Gjigandi

Erik Lloshi dhe partnerja e tij, Romina i dhanë fund beqarisë verën e shkuar. Pothuajse një vit pas dasmës, dashuria e këngëtarit për partneren vazhdon të jetë njësoj si ditën e parë, por në zemrën e tij vendin më të madh e zë dikush tjetër. Ajo është pikërisht nëna e tij.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Eriku tregoi se pika e tij e dobët është nëna, madje ai ka bërë edhe një tatuazh dedikuar saj.

“Ekziston dikush në këtë botë që të do më shumë se veten, ajo është nëna”, -shkruhet shqip në tatuazhin që ai ka në krah.

I pyetur nga Rudina se cila është këshilla që e ëma i jep gjithmonë, Eriku është shprehur:

“Duhet të tregohesh i kujdesshëm në jetë dhe të respektosh njeriun që ke në krah.”

RonaTyra

Pas kësaj këshille, mendojmë se Romina nuk ka arsye pse të ndihet xheloze për vendin që nëna e Erikut zë në zemrën e tij. Madje duket qartë që marrëdhënia mes të dyjave është perfekte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu