“Isha shumë sëmurë në shtratin e spitalit”/ Gazetarja e njohur rrëfen se si i lindi dëshira të kishte katër fëmijë

0
Gjigandi

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar gazetarja Jetona Koçibelli.

Në studio po flitej mbi fëmijët, moshën ideale për t’i sjellë në jetë ato dhe pyetjen më të shpeshtë që ndesh pas martesës, “kur do ta kemi bebin e parë”.

Teksa të ftuarat e tjera shpreheshin pak më të rezervuara përsa i përket fëmijëve, Jetona zbuloi se dëshiron të ketë katër të tillë. Kjo lidhet me një histori të trishtë që ajo ka përjetuar disa vite më parë. Jetona rrëfeu për herë të parë në studio, se para disa vitesh ka qenë shumë sëmurë dhe teksa ndodhej në shtratin e spitalit, mendoi se ky vend nuk i përkiste, ishte ende e re dhe duhet të vazhdonte përpara, për t’u rikthyer përsëri në atë shtrat por shumë e shumë vite më vonë, kur të paktën do të ketë lënë pas vetes katër trashëgimtarë.

“Kam kaluar një pjesë të vështirë në jetën time, kur e kam parë veten të shtrirë në spital kam thënë që nuk dua të qëndroj këtu, dua të vazhdoj jetën, këtë shtrat duhet ta shikoj kur të kem lënë trashëgimtar dhe katër fëmijë. Ne në një farë mënyrë kemi përparuar si shoqëri. Unë se kam marrë këtë pyetje nga shoqëria ime apo familja ime, pasi jetoj në një familje të hapur dhe shoqëri të hapur. Dua të bëj fëmijë dhe katër jo pak. Jo nuk është asnjëherë vonë. Duke marrë parasysh një bisedë timen me një gjinekologe mosha ideale është 33 vjeçe, kështu që dua dhe disa kohë ta arrijë”, u shpreh Jetona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu