Cardi B transformohet në infermiere për Halloween

0
Gjigandi

Reperja e famshme amerikane, Cardi B, filloi festën e Halloween me një ansambël që mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve gjatë koncertit në New Jersey.

Reperja 27-vjeçare ishte veshur si infermiere, derisa u paraqit në skenën e iHeartRadio Powerhouse në Qendrën Prudentiale në Newark, New Jersey mbrëmë, ku asaj iu bashkua edhe burri i saj, reperi Offset.

Cardi dukej e mahnitshme në një fustan të bardhë me zinxhir, i cili gjithashtu ishte i zbukuruar edhe me të kuqe.

Për këpucë, artistja e hitit “I Like It” kishte veshur taka të larta të kuqe, e që ndër to pati edhe çorapa të gjata deri te gjuri.

RonaTyra

Performuesja aksesoi këtë veshje me një stetoskop dhe prangat në kyçet e dorës. Ajo veç tjerash kishte vendosur edhe një parukë të kuqe për t’u përputhur akoma më shumë me këpucët e saj.

Ndërkohë, Offset për dallim nga bashkëshortja e tij, veshi një bluzë më të thjeshtë me xhinse blu, teksa e përfundoi dukjen e tij me një kapelë të kuqe.

Që nga goditja e saj e madhe me këngën “Bodak Yellow”, Cardi është bërë një nga yjet më të ndritshëm të hip-hopit dhe ajo është e njohur për stilin e saj të rrezikshëm.

Ajo ka punuar me Steve Madden në një fushatë që u zhvillua në vitin 2017 dhe ka partneritet me markën e modës, Fashion Nova në dy koleksione, të veshjeve dhe aksesorëve.

Për më tepër, Cardi u bë ambasadore e markës për Reebok që nga nëntori i vitit 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu