Lulzim Basha akomodohet ne supervilen luksoze me pishine – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zhvendosur nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”. Burime të dritare tregojnë se Basha dhe familja e tij janë shpërngulur, qysh prej javës së kaluar, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës. Familja Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit nga më të pëlqyerit në kryeqytet, i njohur si kompleksi i vilave të Papulit. Dritare.net sjell foton e makinës së Lulzim Bashës, sot, duke hyrë në kompleks. Gjithashtu, pas kësaj hyrjeje të re, në zonë janë shtuar rojet e sigurisë së kryedemokratit. Nuk dihet nëse Basha e ka blerë vilën apo banon përkohësisht në pronën e ndërtuesit Papuli. Burimet për dritare.net, tregojnë se zonja Basha, dy vajzat dhe prindërit e saj janë parë të shëtisin në kompleksin e vilave, ndërsa vetë lideri demokrat jo, përpos makinës së tij që del herët dhe kthehet shumë vonë. Kompleksi i banuar nga diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit ka një nga kafet më të bukura të zonës, që vizitohet shpesh nga kryeministri Rama, miqësia e të cilit me ndërtuesin Papuli është e vjetër. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu