“Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, Cakaj thirrje shqiptarëve të Luginës për unitet në zgjedhjet e Serbisë

0
Gjigandi

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, një ditë para zgjedhjeve në Serbi ka inkurajuar shqiptarët e Luginës që të votojnë listën e Luginës së Bashkuar.

“Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!”, shkruan Cakaj.
Sipas Cakaj, kjo listë ka mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Edhe njëherë: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!
PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!
Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu