Burgoset ish i dashuri i këngëtares së vetëvrarë për shantazh me video intime

0
Gjigandi

Ish i dashuri i këngëtares së njohur koreano-jugore Goo Hara është burgosur dje për shantazh me videot intime që besohet se e çuan drejt vetëvrasjes.

Goo, anëtare e grupit të muzikës pop Kara, kishte pohuar se ish i dashuri i saj, stilisti i flokëve Choi Jong-bum e kishte kërcënuar se do t’i jepte fund karrierës së saj duke publikuar videot e seksit.

Në disa pamje të çiftit nga kamerat e sigurisë shihej këngëtarja që i lutet në gjunjë për të mos e bërë diçka të tilla.

28 vjeçarja Goo vdiq në fund të vitit të kaluar në shtëpinë e saj, në një vetëvrasje të dyshuar, pas valës së komenteve abuzime që nisi të merrte pas raportimeve për videot intime.

Choi u shpall fajtor në fillim të vitit për disa krime si shantazh dhe sulm fizik por mori dënim të pezulluar me burg.
Dje atij iu dha një vit burg nga gjykata e Seul.

RonaTyra

Gjykata tha se shantazhi i tij kishte “dëmtuar rëndë” reputacionin e këngëtares duke i shkaktuar “traumë të pakthyeshme”.

Në deklaratë shtohej se Choi “ishte i ndërgjegjshëm për dëmin e rëndë për lajmin e daljes së videove pasi viktima ishte një figurë e famshme.”

Në kulturën konservatore të Koresë së Jugut, femrat që shfaqen në këto video mbeten të turpëruara dhe përballen me izolim të gjatë shoqëror.

Pas ndarjes me grupin Kara në vitin 2018, Goo nisi një karrierë muzikore solo dhe kënga e fundit e saj u publikua pak para vdekjes.

Gjashtë muaj më herët ajo i kërkoi falje fansave të saj për një tentativë vetëvrasjeje, duke thënë se kishte qenë “në agoni për një numër çështjesh”.
Në dhjetor ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në zonën Gangnam të Seul.

Ajo kishte postuar një mesazh final në llogarinë e saj në Instagram ku thoshte: “Lamtumirë”.

Vdekja e Goo erdhi një muaj pasi një tjetër artiste e njohur koreano-jugore, 25 vjeçarja Sulli, vrau veten prej abuzimeve online.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu