BTS si Beatles: mbi 1 milion albume të shitur në gjysmën e parë të 2020-ës

0
Gjigandi

Është “Map of the soul: 7” i grupit korean BTS albumi më i shitur në Shtetet e Bashkyara të Amerikës në gjysmën e parë të 2020-ës, me 1.41 milion kopje.

Lajmi është bërë i ditur nga revista prestigjioze Forbes, duke analizuar të dhënat e publikuara në Nielsen Music Midyear. Vetëm Beatles këtë vit kanë arritur të kalojnë shifrën 1 milion në tregun amerikan, duke arritur në 1.094 milion albume të shitur.

Totali prej 1.41 milion kopjesh është arritur duke llogaritu shitjet sipas album-equivalent unit. Bëhet fjalë për një parametër të përdorur për të krahasuar kopjet fizike të shitura, shkarkimet në internet dhe streaming (1 disk i shitur = 10 shkarkime = 1500 streaming).

Vetëm një grup tjetër, me të cilin BTS krahasohet tani, ka arritur ta bëjë një gjë të tillë: Beatles.

Siç ka nënvizuar Forbes, më shumë se 50 vite nga ndarja e tyre katër djemtë nga Liverpuli mbeten akoma kampionë shitjesh, me më shumë se 1 milion kopje të shitura (gjithmonë sipas album-equivalent unit) në gjashtë muajt e parë të 2020-ës.

RonaTyra

Albumi i fundit i BTS “Map of the Soul: 7 The Journey” është në vendin e parë në iTunes në plot 54 vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu