Breshëri me madhësi të topit të tenisit, 3 mijë vetura dhe lokale afariste shkatërrohen në Australi

0
64
blank
Gjigandi

Australia assesi të këndellet, fillimisht nga vatrat e zjarrit që shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe më pas tymi që ishte shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, e tani nga moti i ligë.

Sasia e madhe e breshrit që ra në bregun e Brisbanes, ka bërë që mbi 20 mijë shtëpi të mbesin pa energji elektrike dhe të shkatërrohen shumë vetura dhe lokale afariste, kjo për faktin se madhësia e breshrit ishte e njëjtë me atë të një topi të tenisit.

Shoqata e kompanive të sigurimeve në Australi, ka njoftuar se moti i ligë ka bërë që ata të pranojnë mbi 5 mijë telefonata për shkak se janë dëmtuar shumë pronat e tyre, përfshirë këtu edhe 3 mijë vetura.

Pamjet amatore të publikuara në internet shfaqin gjendjen reale në terren, ku shumë biznese e vetura janë shkatërruar nga breshëri, duke krijuar skena të ngjashme me ato të filmave fanta-shkencë të Hollywood-it.

Image
Image
Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu