Moderatorja e njohur e emisionit të pasdites në Top Channel, Bieta Sulo po kalon disa ditë pushimesh në jug të vendit.
Më konkretisht ajo, bashkëshorti i saj, Albani Dudushi, dhe familja e tyre, ndodhen në Sarandë.
Nga andej, Bieta, ka treguar se është edhe një pijedashëse e mirë.
“Paradite plazh, mbasdite me triko. Kjo eshte Saranda me… buzë liqenit të Butrintit një gotë verë shijon pa fund” shkruan Bieta Sulo, në mesazhin krahas fotove në Instagram.
Në fakt, ajo është shfaqur me një shishe në dorë, dhe jo duke pirë një gotë verë. Për më tepër në rrugë. Mund të imagjinohet, se sa mund të ketë pirë moderatorja e njohur gjatë drekës në restorant.
Pyetja që shtrohet është: a ka qenë e dehur në këtë moment, pranë liqenit të Butrintit, Bieta Sulo?!