“Ne duhet të shohim se çfarë po ndodh me komunitetet tona me ngjyrë dhe se si po ndikohen ata nga COVID-19”, tha Tina Knowles Lawson në një deklaratë.
Beyoncé dhe nëna e saj, Tina Knoqles Lawson, i janë bashkuar iniciativës ‘#IDidMyPart’, një sfidë e re që inkurajon financimin e testimit të koronavirusit në të gjithë vendin, shkruan Bazaar.
Qëllimi i sfidës është që njerëzit të vetëdijesohen se komuniteti me ngjyrë kanë nevojë për mbështetje në kohë të pandemisë, dhe secili yll i shoubzit që nominohet të jap ndihmën e tij për lagjet e tyre.
Beyonce me nënën e saj, Tina Knowles Lawson i janë bashkuar iniciativës për testimin e Covid-19 në qytetin e tyre të lindjes, Houston, Texas.
Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë në faqen zyrtare të Beyoncé-s, organizata ‘BeyGOOD’ e yllit do të fillojë fushatën ‘#IDidMyPart’,e cila inkurajon komunitetet me ngjyrë t’i japin prioritet në shëndetin e tyre mes pandemisë së koronavirusit.