Besa Kokëdhima po vjen me projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.
Aty këngëtarja e ka zbuluar se kënga që do ta sjell është bashkëpunim mirëpo nuk ka zbuluar emra.
Këngëtarja deshi që vetë ndjekësit e saj të japin mendime se me kë mund të jetë ky bashkëpunim.
Duke qenë se edhe Majk e ka paralajmëruar së fundmi këngën e re, fansat mendojnë se dyshja kanë bashkuar idetë për këtë këngë.
Megjithatë ende detajet konkrete nuk dihen.