Besa e vlerësoi me fjalë të mëdha Alketën.
Besa Kokëdhima ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet pranë Alketa Vejsiut.
Në mbishkrimin që ia la fotos, këngëtarja vlerësoi arritjet e moderatores, e cila ndër të tjera ka qenë edhe prezantuese e festivalit “Sanremo”.
“Gëzohem për çdo sukses që dikush arrin me punë e mund, edhe një fije më shumë nëse është vajzë!
@alketavejsiu 🤍“, ka shkruar Besa.
Këtë imazh, Besa dhe Alketa e realizuan gjatë pjesëmarrjes së artistes si mysafire në “Në kurtin e Piter Pan”.
=