Nuk thonë kot që muzika është në gjak në një familje artistësh. E nga kjo nuk bën përjashtim as vajza e vogël e Aurela Gaçes, Abigail Isabelle që erdhi në jetë në 7 dhjetor të 2016-ës.
Por nëse vajzën e madhe të artistes vlonjate e kishim dëgjuar më parë të këndonte në Instagramin e mamit apo edhe në skenë, për princeshën e vogël nuk ka ndodhur kështu deri më dje.
Ylli i muzikës e ka filmuar të bijën teksa këndon këngën e njohur “Xhamadani vija vija” e që në vend të çiftelisë është duke përdorur kitaren.
“O gojëëmbla ime kitaren e kemi ne vend te çiftelise ne kete rast #qerojmemandarinanderkohe”, shkruan Aurela krah videos e cila vetëm pak orë pas publikimit është parë afërsisht 61mijë herë nga ndjekësit e saj.
Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave dhe krahas dedikimit në familje, vijon të jetë ON TOP edhe në karrierën e saj artistike.