Modelja Belinda Dragoti ishte e ftuar në “Casa De Los 3s” .
E pyetur nga moderatori Besmir Metani për historinë e ofertave nga jashtë, ajo nuk ngurroi të përgjigjej.
“Kohët e fundit ofertat kanë qenë më tepër nga jashtë sesa nga brenda, dhe kanë qenë goxha tunduese, në modeling dhe aktrim. Unë nuk kam eksperienca në aktrim, por janë nisur më shumë nga ndryshimet e shpeshta në look-un tim, dhe dukem si person tjetër. Po mendoj t’i marr pak më seriozisht këto oferta, të marr një klasë aktrimi, që mos më shkojnë dëm këto oferta”, u shpreh ajo.