Beckham i “shpall luftë” komshinjve për shtëpinë 34 milionëshe

0
Gjigandi

Luftë mes familjes së David Beckham dhe komshinjve të tyre.

Në prill, siç ka bërë të ditur The Sun, ish-futbollisti i kombëtares angleze dhe gruaja e tij Victoria kanë fituar një gjyq kundër një komshiu që donte të ristrukturonte në mënyrë drastike shtëpinë e tij.

Ndryshime këto që do të ndikonin në mënyrë indirekte te shtëpia e çiftit në perëndim të Londrës, e cila ka një vlerë të barabartë me 34 milionë euro.

Më saktësisht familja Beckahm ka kundërshtuar projektin e një ballkoni të ri, që do të mund të kishte shkelur intimitetin e kopshtit të tyre, dhe të një drite të madhe mbi çati, që do të kishte arritur edhe shtëpinë e tyre.

Komshiu ka paraqitur një plan të ri dhe shpreson që të miratohet nga ish-ylli i futbollit dhe gruaja e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu