Bebe Rexha ka kritikuar të gjithë ata që po mblidhen nëpër ndeja dhe nuk po u përmbahen rregullave ndaj koronavirusit.
Këngëtarja e njohur shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, e ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Instagram, lidhur me koronavirusin.
Ajo i ka “falënderuar” të gjithë ata që shkuan nëpër ndeja duke thënë se falë tyre Los Angelesi është shndërruar epiqendër e këtij virusi.
Bebe tregon se tani do të testohet dhe ka këshilluar që këtë ta bëjnë të gjithë.
“Përshëndetje, një të mërkurë të këndshme. Kjo është për të falënderuar të gjithë njerëzit që shkuan në “party-t e mrekullueshme” në Los Angeles, më 4 korrik. Faleminderit shumë që e bëtë Los Angelesin epiqendrën e re të koronavirusit, ne ishim të parët që u futëm në karantinë dhe tani jemi epiqendra. Faleminderit shumë për të rinjtë që shkuan në këto ‘party’, dhe seriozisht tani: Turp për ju, sepse ju vutë shume njerëz në rrezik. E di që ju doni të shkoni jashtë, e di që doni të jeni socialë, e di që doni të jeni të parë nga të tjerët, por nuk është koha. Ju duhet të rrini brenda, nëse doni te shihni miqtë tuaj sigurohuni të jeni të testuar, unë do të testohem tani. Vini një maskë, qëndroni të sigurt. Kjo nuk është një shaka”, është shprehur ajo nëpërmjet disa videove të publikuara në Instastory.