Sot Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen. Një urim i veçantë i ka ardhur nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili i ka postuar në Instagram disa foto të veçanta, nga fëmijëria.
“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Albani krah fotove, të cilat do ju bëjnë të kuptoni sa e çmueshme është marrëdhënia motër-vëlla.
Kujtojmë që Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj jo vetëm janë motër e vëlla, por edhe shokë shumë të ngushtë bashkë.