Baçe: Prishja e teatrit vrasje me paramendim, Rama dhe Veliaj shkatërruesit e Tiranës

0
Gjigandi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte. Pas auditimit të të gjithë dokumentacioneve, vihet re shkelja e ligjit në tjetërsimin e qendrës historike dhe ndërhyrjen me qëllim dhënien e lejeve të ndërtimit. Në mënyrë urgjente, audituesit kërkojnë korigjimin e ligjeve në mënyrë profesionale dhe jo për tu bërë fasadë.

Për ish-drejtuesin e Institutit të Monumenteve dhe arkeologun Apollon Baçe, prishja e Teatrit Kombëtar ishte një vrasje me paramendim. Në një intervistë për ”RTV Ora”, Baçe tha se kryeminstri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë shkatërruesit e qytetit të Tiranës.

Apollon Baçe: ”Prishjen e teatrit unë mund ta quaj këtë një vrasje me paramendim. Të flas për vlerat e tij do më dukej e tepërt, por dijeni këtë gjë, që në të gjithë botën ndodhen 5 ekzemplarë të diçkaje të tillë. Ka një vlerë të jashtëzakonshme arkitekturore, ndonjëherë ne na duken sikur këto gjëra nuk kanë asnjë vlerë. Përderisa Europa Nostra e cila nuk është një OJQ siç e quan Veliaj, por ka Plaçido Domingon si kryetar të saj, e cila mbështetet nga KE dhe mund të quhet degë e UNESCO, thotë që ka vlera që mund të kalojë caqet e Europës. Nëse një monedhë gjendet me 3 copë, ka një vlerë të jashtëzakonshme, jo si ato që gjenden me shumicë. Të dy kryetarët e bashkive, qoftë ai që ka qenë Rama, qoftë tani Veliaj, janë shkatërruesit e një qyteti i cili ka patur një fizionomi të vetën.”

Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu