Aktorja shqiptare mori vëmendjen me fotografinë e fundit.
Arjola Demiri ka publikuar një fotografi të re në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën erdhi shumë më ndryshe prej herave të tjera.
Aktorja kësaj radhe u shfaq e veshur me fustan nusërie dhe dukej për mrekulli në imazhin që e ndau me ndjekësit.
Këtë fotografi, ajo e ka ndarë nga xhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, ku pati rolin kryesor.
“Prapa në kohë, I Love Tropoja, eksperienca më e mirë ndonjëherë”, ka shkruar ajo sipër fotos.