Arilena Ara i ka uruar ditëlindjen babait të ndjerë.
Sot babai i këngëtares Arilena Ara do festonte ditëlindjen po të ishte gjallë, dhe për këtë ditë këngëtarja i ka bërë një dedikim të atit.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram ku në tabelën e paraqitur shohim të shkruan “Kurrë nuk do të ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”.
Arilena kishte humbur babanë në moshë të re, dhe triumfet e saj në muzikë ia ka kushtuar gjithmonë të atit, këtë e ka thënë edhe pas fitores në ‘Festivalin e këngës’.